I këputi këmbën 23-vjeçares, Gjykata rrëzon Prokurorinë: S’ka bùṙğ për djalin e Erzen Breçanit

Më 25 qershor 2021 Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia Jehon Breçanin, djalin 19-vjeçar i ish-drejtorit të Policisë Erzen Breçani, i cili pak kohë më parë aksidentoi një vajzë 23-vjeçare me makinë dhe për pasojë i këputi këmbën.

Më datë 29 qershor Prokuroria e Tiranës kërkoi që të kthehet në burg i riu që lëvizte me Mercedes duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Mirëpo Gjykata e Apelit të Tiranës në seancën e sotme 13 korrik 2021, referuar kërkesës së paraqitur nga organi i prokurorisë për heqjen dorë nga ankimi, vendosi “mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr.938/1 akti, datë 25.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkak të heqjes dorë prej ankimit.

Pra është vendosur që të mbetet në fuqi masa “arrest shtëpie” për Jehon Breçanin.

Njoftim për media lidhur me çështje penale të zhvilluara në Gjykatën e Apelit Tiranë

13.07.2021

Në datë 10.06.2021 në rrugën “Xhanfize Keko”, në Tiranë shtetasi J.B gjatë drejtimit të

automjeti ka shkaktuar aksident duke hipur në trotuar dhe për pasojë duke goditur shtetasen

XH.G.

Në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me kërkesën me objekt zëvendësimin e

masës së sigurimit personal për personin nën hetim J.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penal

të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290, paragrafi i dytë i

Kodit Penal.

Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 938/1 Akti, datë 25.06.2021 ka

vendosur:

-Për personin nën hetim J.B zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me

atë të “arrestit në shtëpi”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë në seancën gjyqësore datë 13.07.2021 referuar kërkesës së paraqitur

nga organi i prokurorisë për heqjen dorë nga ankimi, bazuar në nenin 420/ç të Kodit të

Procedurës Penale me vendimin nr.586 datë 13.07.2021

VENDOSI:

– Mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr.938/1 akti, datë 25.06.2021 të Gjykatës së

Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkak të heqjes dorë prej ankimit.

– Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda kompetencave të saj.

Specialist i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median

Jonida Capo

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP