Ngjarja ku shqiptari i morit jetën gruas së tij në një periferi të Athinës ka tronditur opinionin publik.
Fqinjët e familjes shqiptare kanë folur për mediat greke duke deklaruar se çifti shqiptar kishte konflikte dhe zënka gjatë gjithë kohës.
‘Ata kanë jetuar pikërisht këtu në këtë apartamentin për të paktën dy vjet. Mosha e tyre është 35 deri në 40 vjeç. Ata ishin një çift që shpesh ziheshin, asgjë e papritur nuk ndodhi.
Më 11 korrik, kisha paraqitur një ankesë në polici sepse ata u përleshën atë ditë dhe u dëgjuan në gjithe ndërtesën. Policia erdhi atë ditë dhe nuk mendoj se trokiti në derën e tyre, ata nuk bënë asgjë. Ne nuk i dinim as emrat e tyre. E vetmja herë që ata na trokitën në derë ishte gjatë periudhës së karantinës, kur djali i tyre kishte nevojë për kodin e internetit për shkak të teleworking sepse ata e kishin prerë’, është shprehur një fqinj i tyre.
Ndërsa një tjetër tha se shqiptari, që i mori jetën gruas kishte hapur një ‘Fast Food’ në lagje.
‘Ne kemi bërë disa porosi atje dhe nuk kemi pasur kontakt tjetër, përveç në ashensor, ‘mirëmëngjes dhe mirëmbrëma’ tha ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…
Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…
Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…
Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…
Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…