I nxehti afrikan po rikthehet, çfarë pritet të ndodhë në ditët që vijojnë

Ditët me mot të freskët do të zgjasin shumë pak dhe në mesin e javës që vjen pritet që të rikthehen temperaturat e larta.

Shqipëria, por edhe vendet e tjera fqinje, mes të cilave Greqia po përjetojnë një fundjavë të freskët, por nga e marta temperaturat do të fillojnë të rriten.

Shërbimi Meteorologjik i Greqisë thekson se rritja do të fillojë nga e marta dhe të mërkurën e 14 korrikut temperatura pritet të arrijë 40 gradë. Vala e të nxehtit afrikan pritet që të prekë edhe Shqipërinë.

Java që nis nesër parashikohet që të premten të mbyllet me një ulje të lehtë temperaturash.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP