Një i ri, ka gjetur një mënyrë origjinale për të propozuar të dashurën e tij, por jo gjithçka shkoi ashtu siç ai e kishte imagjinuar.
Në një ndeshje bejsbolli në Massachusetts, një i ri, zbriti në fushën e lojës dhe u ul në gjunjë para të dashurës. Reagimi i saj ishte i papritur.
Vajza, jo vetëm që refuzoi unazën, por u largua me shpejtësi nga fusha. Video në fjalë konsiderohet nga përdoruesit e rrjetit si e rremë, duke pretenduar se është bërë për vëmendje.
Por nga krahu tjetër, burime të shumta, pretendojnë se e gjitha është mëse e vërtetë.
Megjithatë përdoruesit duket se kanë rënë të gjithë dakord në një pikë.
Ata thonë, se nëse i riu nuk kishte siguri nga përgjigja e vajzës, nuk duhej ta bënte propozimin “ideal” aq më tepër në sytë e mijëra shikuesve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!