Paralajmërimet nga Policia e Shtetit për ata që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duket se nuk i kanë bërë përshtypje një të riu në Vlorë.
Në një video të publikuar nga faqja “Aksidente Rrugore” në Facebook, shihet një i ri, i paidentifikuar, i cili për shmangur trafikun, nuk heziton të ngjisë makinë në trotuar dhe të ecë aty, duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve.
Paralajmërimi i Ramës për përplasjen me armë në ‘Bar Orange’, shkarkohet shefi i komisariatit të Sarandës! Veliu ‘vë në rresht’ zv.drejtorët e shefat e komisariateve
Në videon sho kuese shihen edhe qytetarë që ecin në trotuar, të cilët largohen me shpejtësi kur shohin automjetin që afrohet.
Policia e Shtetit ka rritur prezencën e efektivëve dhe kontrolleve në rrugë, pikërisht për shmangien aksidenteve, ndërsa çdo ditë ndëshkohen me dhjetëra shoferë për shkak të mosrepsektimit të rregullave të qarkullimit, por megjithatë ky i ri në Vlorë duket se nuk është ndërgjegjësuar.
Në 24 orët e fundit, u arrestuan në flagrancë 14 drejtues mjetesh si dhe u pezulluan 44 leje drejtimi, për shkelje të rregullave të qarkullimit.
blob:https://www.facebook.com/6f692020-e738-4178-86ee-ab709be4ab3a
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!