TIRANË
“BalkanWeb” sjell të tjera biseda të përgjuara mes ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, dhe biznesmenit Ibrhaim Lami, në dosjen e SPAK të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala.
Në bisedën që “BalkanWeb” sjell më poshtë ish-kryebashkiaku Tushe i kërkon ndihmë biznesmenit, që të ndërhyjë për vajzën e tij, e cila ka provim në Mjekësi. Më tej, në përgjime del edhe një takim mes Tushes dhe Lames në një hotel në Tiranë, ku rezulton se kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit për më shumë se një orë.
Pjesë nga dosja e SPAK:
Bisedë e zhvilluar midis shtetasit Fatos Tushe me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnje dhe shtetasit Ibrahim Lami, në datat 24-25.09.2020, njoftojnë se ata njihen dhe kanë miqësi me njëri-tjetrin.
Bisedë datë 24.09.2020 ora 10:33:42 AM
Tushe: Si u gdhive, ca po bën
Lami: Hiç si u gdhive ti, ca bën
Tushe: Unë nuk erdha dot sot se fola dhe me atë dhe e lashë javës tjetër, por unë nesër do jem në Tiranë se ka goca provimin dhe do jem atje…, se më morën që në mjes këta Erjon… me këta raportimet… për këtë tërmetin se u ndje shumë këtu…dola t’u pi cigare…
Lami: E dëgjova, e dëgjova…në Lushnje ishte ajo…
Tushe: Ti ca po bën
Lami: Hiç o hiç ja piva një kafe me B… dhe tha bëjeni mbledhjen vetë se do flas me Fatosin…
Tushe: Epo mirë të jetë mirë… a vajti në parlament oo…
Lami: Po vajti, biles e çova unë…
Tushe: Pse s’ishte ai çuni apo i dha dermën atij prapë…
Lami: Jo mo si dha dermën, por më dha një dy fletë rrapi për te puna atje lart dhe hajt isha për mbarë.
Në bisedën datë 25.09.2020, ora 09:11:55 AM, njoftohet se shtetasi Ibrahim ndërhyn për një provim që ka vajza e shtetasit Fatos Tushe.
Tushe: Alo si u gdhive, ajo sot në 11 ka atë të mjekësisë, atë konkursin dhe në 2 të stomatologjisë…
Lami: Në orën dy… po ai i joti a është aty … po mirë ja të marr dikë në telefon dhe të ta çoj numrin unë, megjithëse nuk e takon dot sot se është mbyllur krejt perimetri dhe as hyn e as del njeri prej aty…
Tushe: Po sot është konkursi… po ca bohet, ca zgjidhje ka
Lami: Vetëm ta marr pasdite në telefon unë atë, se duhet t’ia kishim thënë përpara ne asaj … që dje … t’ia kishim thënë dhe ta takoshim se sot i kanë fik telefonat dhe as për të dalë përjashta nuk i lënë … po të shkoj ta shof … nejse të hyjë tashti dhe ta takojmë pasdite ne, mund të bëjë noj gjë … të shohim pasdite ta marr unë në telefon pas konkursit dhe të shohim ca mund të bëjë.
Tushe: Po mund të na ndihmojë thu?
Lami: Po unë do i them… bëje dhe një kafe do ja japim … ajo do shofi interesin e vet … e pra.
Tushe: Ore pa diskutim fare ore…
Lami: Po ajo do na thotë o po o jo … po ti shife dhe naj gja tjetër që mos të jesh vetëm në këtë shpresë këtu … e kupton?
Tushe: Po është përgatit ajo goca ore… po a është e vështirë…
Lami: Po nëse është përgatit është në rregull mos e vrit mendjen … vetëm mos të jetë shumë mbrapa atyre vendeve që futen… po po qe afër një shtyrje ja japim.
Tushe: eee jo mo se nuk do jetë shumë mbrapa.
Lami: Nëse është përgatit do e gjejmë një zgjidhje … ja do e marr unë pas provimit.
Edhe të dhënat e përftuara nga raport shërbimi datë 30.09.2020, njoftojnë se shtetasi Fatos Tushe dhe Ibrahim Lami njihen, ata janë takuar së bashku në këtë datë në hotel X, në Tiranë, ku rezulton të kenë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit nga ora 11:10 deri në orën 12:20.
Aktet njoftojnë se kompania X dhe Y ka ushtruar në vijim ankim pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Për këtë arsye, midis shtetasit Fatos Tushe dhe Ibrahim Lami zhvillohet bisedë në datë 05.10.2020 ora 08:30 PM, ku kërkohet prej Fatosit që Ibrahimi të ndërhyjë për të mbyllur këtë problem. Biseda e zhvilluar ka këtë përmbajtje:
Lami: Ai ma nisi mua ky Genti ma nisi mua …, ai plehra kishte bërë ankesë atje ai…
Tushe: Po e di unë atë plehrën, po shko takoje atë njëherë, ti thotë T…, ta mbylli për punë tre-katër ditësh.
Lami: Ja ti them B… tashi, direkt tashi sa të shkoj direkt… atë mirë e kam Elin…
Tushe: Po ja mëson atje matanë ai se ka mësim në pasdite dhe ngrihet vonë në mëngjes …. ikën në 11:30 deri në 3:30…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!