Detaje nga dosja e SPAK për operacionin “Shpirti” / Elton Qyno
…Ilirjan Balla, kontrollonte tokën ndërsa Festim Lelaj në cilësinë e drejtorit të Kufirit në Vlorë, kontrollonte dhe jepte garanci për ujin, lundrimin në det…”. Kështu ka deklaruar në prokurori, bashkëpuntori i policisë Mariglen Shusha, i cili në vitin 2019, ka dhënë dëshmi përpara tre prokurorëve Shqiptarë dhe një gjykatësi Italian. Shusha, shprehet se për çdo rrugë biznesmeni Ilirjan Duçkollari që ka fabrikën e kafesë në Vlorë, paguante 15 mijë euro Ilirjan Ballën dhe 15 mijë euro Festim Lelaj, në mënyrë që ata të na garantonin sigurinë në tokë dhe në det.
Avaria në motor solli kthimin mbrapsht të gomones
Sipas tij kapja e parë e sasisë së madhe që i është bërë këtij grupi, është ajo e datës 11 nëntor 2015 në Rradhimë të Vlorës. Lënda na rkotike, pasi u transportua në breg nga një furgon në emër të shtetasit shqiptar Alban Koshi, mobilier, i drejtuar nga shtetasi Aurel Kalari, është ngarkuar në mjetin lundrues gomone. Janë ngarkuar në bord shtetasit Robert MYFTARI, Piro BREGU si drejtues, Rexhino MUÇAJ, i thirrur Xhino dhe Elton HAMZA, ku kanë filluar lundrimin, por sapo kanë arritur afër Ishullit të Sazanit, akoma në ujra shqiptare, janë detyruar të kthehen mbrapsht, për avari në motor të mjetit lundrues. Sapo arritën në zonën afër ‘DELTA FORCE’, në rrugën shkonte nga Vlora në Orikum, është shkarkuar serish ngarkesa me lën dën narkotike. Lënda nar kotike u shkarkua pjesërisht në të njëjtin furgon të drejtuar nga Aurel KALARI, që ndërkohë ishte informuar për atë që kishte ndodhur e kishte shkuar në zbarkim. Në vendin e zbarkimit ndërhyri policia shqiptare dhe pesë personat e vendit, e të braktisnin lëndën narkotike dhe furgonin afër postës kufitare u detyruan të mësipërm u DELTA FORCE, ndërsa mjeti lundrues gomone, në bordin të cilit kishin ngelur pak konfeksione lende narkotike, u la nga personi skafist Piro BREGU, afër Hotel Regina-s pak larg nga bregu. Shtetasi Aurel KALARI, la në furgon kartën e identitetit dhe lejen e drejtimit të automjetit, përveç çelësave të automjetit të tij. Mjeti lundrues gomone, mjeti furgon dhe lënda nar kotike janë sekuestruar.
Për një orë fikeshin radarët që monitoronin detin
Nga aktet e administruara ka rezultuar se shtetasi Ilirjan Duçellari, për ushtrimin e tr afikimit të lëndëve na rkotike në kuadër të grupit të strukturuar kri minal, kishte mbështetjen edhe të Zëvendës Drejtorit të Policisë Vendore të Policisë Vlorë Ilirjan Balla, si dhe të Oficerit të Policisë të Drejtorisë së Kufirit & Migracionit Vlorë, Festim Lelaj. Në këto ana krijuara nga punonjës të policisë, Ilirjan Ducellari, arrinte të garantonte një kalim të qetë të lëndës narkotike nga furgoni, me të cilin transportohej lënda na rkotike në rrugë tokësore nga vendi ku ajo mbahej e fshehur për t’u ngarkuar në mjetin lundrues gomone dhe transportimin e saj nga brigjet shqiptare në drejtim të Italisë, me sigurinë që policia nuk do të tentonte ta bllokonte.
Të gjitha veprimet e lidhura me transportimin tokësor të lëndës narkotike, me ngarkimin e saj në mjetin lundrues dhe trafikimin e saj, kryheshin në praninë e punonjësve të policisë të lartpërmendur, të cilët garantonin kryerjen e trafikimit të lëndës nar kotike për në Itali. Gjatë kësaj kohe, në sajë të lidhjeve që kishte me policinë drejtuesi i këtij grupi kriminal, “Lani” bënte të mundur fikjen për një orë të radarit që kontrollonte bregdetin dhe ujërat kombëtare, duke realizuar nisjen mjetit lundrues të ngarkuar me lëndë na rkotike në drejtim të Italisë dhe kthimin e tij bosh.
Nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Marenglen Shusha, gjatë marrjes në pyetje me datën 30-31 maj 2019, ai ka deklaruar:
“….Siç kam thënë edhe më parë, Ilirjan Balla, jetonte në një shtëpi që Lani kishte marrë me qira e ishte sipër lokalit te Lanit, po deshe te jap foton qe kam shkarkuar nga jashtë. Nga toka, Lani kishte persona të ndryshëm, po sidoqoftë ishte armik me Drejtorin, ndërsa për sa i përket detit, Drejtorinë e Kufirit, ishte impenjuar një person me emrin Festim, qe unë e di se punon për policinë. Është një person i shëndosh, me flokë të shkurtra, e di që ka një lokal në rrugën ku është lokali i Lanit, e në atë periudhën vinte ke ne me një Klas E, me ngjyrë gri, në 2005-2006. Ky ka ardhur disa herë, ka folur në tavolinën afër për të garantuar, për të siguruar pjesën e detit, e, me sa mbaj mend, nja dy herë ka ardhur bashke me një person tjetër, që ka thënë që edhe ai ishte një që punonte në polici, ishin moshatar, me flokë të bardha, me duket se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj, e se ky Lani, Festimit do t’i jepte 15.000 Euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam parë.
Momenti në të cilin ia ka dorëzuar nuk e di, sepse për ngjarjen e 2015 unë isha në Itali e siç kam thëne, nëse nuk gaboj, ky Festimi, pasi Ilirjani është spostuar si Zëvëndës Drejtor në Dibër, me duket se edhe Festimin e kanë postuar gjithmonë si Shefi Policisë Komisariatit në Dibër.
Unë flas për atë që di unë e si e merrja vesh nga personi që ishte sipër meje, që më komandonte. Ky funksiononte në pjesën e Durrësit, të dy mjetet ishin të policisë detare, nuk vinin te kontrollonin deri ne vendin ku rregullisht duhej te kontrollonin …ndërsa sepse do te kthehem prapë në lidhje me detin ndërsa pjesa e radarit… për shembull, radari është në Divjake e ne Seman nga Fieri pastaj është tjetri në Sazan, kështu Radar që është në Fier, është i Policisë së Kufirit te Vlorës, ndërsa radari në Divijakë është i Drejtorisë i Policisë së Durrësit. Unë e di qe kur gomonia arrinte nga Italia ne Divjake.. kur gomonia shkonte ne Itali, nga Divljaka, ky radar fikej, e për rreth 40 minuta, një ore, ky radar fikej e sipas muhabeteve te bera ke Lani-edhe makinat e Policise tokësore, edhe ato te kufirit… sipas meje, ama policia e kufirit ka tip makinash Land Rover…-themi-policia e kufirit është ajo qe kontrollon bregun.
E Lani me thoshte që policia bënte… themi… vërente gjate ngarkimit. Domethënë, do të thotë që këta policë- për shembull-janë ata që rrinë zakonisht ne postën e kufirit, unë nuk e di sa janë në vendin qe fiknin radarin, e mendoj se një person a dy rrinin aty ku gomoni ngarkohej. Pjesa tjetër e punonjësve të Policisë ishte ne zonën ku ishte radari… edhe ana detit, edhe ana tokës kanë marre 30.000 Euro per punën që është kapur ne 2015, sepse kur është bërë sekuestrimi afër Delta Force, asnjeri prej djemve si ka kerkuar leke Lanit, sepse une munde t’i thoja shume mirë: “unë e bëra kam shkuar e kam mbaruar”, ose djemtë që kanë ngarkuar dro gën në Shqipëri… mjeti ne Shqipëri.
Lani nuk i ka dhënë lekët. Unë kam paguar vetëm shtetin dhe e di qe 15.000 janë paguar për token, e 15.000 per ujin, domethënë detin… e për pjesën detare, themi për ujin. ka folur me Festimin, ndërsa përsa i përket pjesës tokesore, ai, Iirjanin e kishte aty, e kishte 24 ore mbi 24, te pranishëm… Ilirjani ka marrë pjesë kur gomonai është nisur e ka marrë pjese normalisht, sepse e thashë edhe dje që është marrë hard-disku nga hoteli… sepse ishte pare Mirjani… sepse për të kontaktuar kontaktonte me numra të tjerë, jo vetëm numrat që unë sillja këtu me vete, por edhe numrat e tjerë, qe ishin atje, qe ishin numrat për Geni, për pjesën e detit, për atë të tokës.”
Ndërkohë në deklarimin e datës 4 dhjetor 2019, bashkëpunëtori i drejtësisë Mariglen Shusha, ka deklaruar se : “…ne tetor të 2015, shtatorit-tetor është mbledhur ma ri juana e punës, e do të behej ne kete menyre përsa i përket tokes ishte e kontrolluar nga Ilirian, ndërsa uji, deti, nga një punonjës i Policise të Shtetit, sepse Drejtoritë jane te ndara-themi-janë të ndara. Seksionet janë të ndara. Quhet Festim “…Kokë lopa…”, është një mënyre thirrje. Me duket se në atë periudhe punonte në Vlorë, e pastaj më pas, është transferuar në një tjetër vend. Kishte edhe ai një lokal me qira, nuk e di se me qira apo jo, kishte një Mercedes gri, modeli Evo. Ka ardhur. Ka folur për këtë pune, sepse toka ishte e mbuluar.
Dërgesa prej 1100 tonë e takimi në Tiranë me 2 trafikantët barezë
Pas humbjes së 808 kg dr ogë në periudhën nëntor 2015 “Lani” u organizua për të dërguar në Bari një tjetër ngarkesë me lëndë na rkotike, me peshë prej me shumë se një ton. Në janar të 2016 në Tiranw bëri një takim sqarues me barezin Giovanni DE SANTIS i thirrur “Gianni blondi” që u paraqit tek DUÇELLARI në Shqipëri, i shoqëruar nga shtetasi Vullnet DACI i thërritur “Ledi”, vëllai i Shkelzenit, i thirrur “Tani”, miq të vjetër e klient të “Lanit” e nga Onofrio ADDANTE nga Bari, që iu prezantua “si nipi i një të rendësishmi në Japigia”, duke e pasur fjalën për forcën e tij në kuadrin kr iminal barez. Pas këtij takimi “Lani” filloi të organizonte tr afikimin e lëndës na rkotike që u bë në pesëmbëdhjetëditëshin e dytë të muajit mars. Në këtë aktivitet kr iminal u përfshinë shtetasit Mariglen Shusha, Rexhino MUÇAJ, Piro BREGU, Shkelzen KAMBERI, Umberto SERINI, Gaetano MONACELLI, Vito SERINI, Elton HAMZA, Juljan BEJDOLLARI dhe pjesëtarë të tjerë të njohur të grupit kri minal të “barezëve”.
Në datën 16 dhjetor 2016, nga Shqipëria është nisur me destinacion Italinë, një tjetër mjet “Andries gomone”, me ngarkesë rreth 1.100 kg lende nar kotike, po në pronësi të “Lanit” që kishte bërë mbledhjen e kësaj sasie të madhe dr oge në shtëpinë e prindërve të një personi i njohur si “Daja” i Lanit. Në të njëjtin vend kanë bërë dhe paketimi i pakove që më datën 16 apo 17 dhjetor 2016, janë trafikuar në Itali.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!