Inovacioni në transport dhe mundësitë industriale në rajonin e Adriatikut: Zhvillohet workshopi i parë i projektit SKEYE

Më 19 Korrik 2021, Autoriteti i Aviacionit Civil në bashkëpunim me partnerin kryesor Distretto Tecnologico Aerospaziale, Puglia zhvilluan workshopin e parë në kuadër të projektit SKEYE, bashkwfinancuar nga Programi INTERREG IPA Italy-Albania-Montenegro 2014-2020.

Ky aktivtet mblodhi së bashku pjesëmarrës nga universitete dhe qendra kërkimore, kompani të mëdha, ndërmarrje të vogla të mesme, startup-e dhe institucione publike të Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

U adresuan çështje që lidhen me infrastrukturën më të sigurt në transport nwpwrmjet shërbimeve hapësinore të BE-së, lëvizjen e avancuar nëpërmjet ajrit, lëvizshmërinë urbane ajrore, iniciativat e zhvillimit të saj në Evropë si dhe krijimi i ndërmarrjeve inovative të kësaj fushe në Shqipëri, me synimin për të eksploruar dhe kuptuar ndikimin e mundshëm të këtyre shërbimeve hapësinore mbi inovacionin në transporti dhe mundësitë industriale që ka rajoni i Adriatikut.

Temat e trajtuara në këtë workshop stimuluan diskutimet ndërmjet pjesëmarrësve dhe panelit, veçanërisht për çështje që lidhen me pritshmëritë ndaj startup-eve në Shqipëri si ajo e aktivitetit të dronëve, përdorimin e hapësirës ajrore për këtë qëllim dhe më e rëndësishmja, miratimi i rregullores për operimin dhe monitorimin e sistemit të droneve.

Në aktivitet morën pjesë më shumë se 50 pjesëmarrës dhe 30 të tjerë e ndoqën atë online.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes