Ish-ministri serb për Kthim dhe Komunitete në Kosovë, Aleksandër Jabllanoviç është duke kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.
Përmes disa pamjeve të siguruara nga redaksia e Reporteri.net, ish-ministri serb shihet i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij, teksa shijojnë pushimet në bregdetin e Vlorës. Fotografia është shkrepur sot në plazhin e Orikumit.
Bregdeti shqiptar tërheq thuajse çdo sezon veror turistë vendas e sidomos të huaj, që vijnë nga rajonet fqinje dhe nga vendet e tjera jashtë kufijve ballkanikë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!