‘Isha shumë e shëndoshë për ta’, Tea zbulon pse u largua nga ‘E diela shqiptare

Përpara se të futej në “Përputhen”, Tea Trifoni ka qenë postiere e rubrikës “Kam një mesazh për ty”, te “E diela shqiptare”. Ditën e sotme, ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku është pyetur rreth largimit nga ky program.

Tea ka treguar se i kanë kërkuar të humbasë peshë, por ajo nuk e ka arritur në kohë. Më pas, ish-konkurrentja ka rrëfyer se e kanë hequr nga puna pa e lajmëruar.

“Më kërkuan që të humbja peshë dhe unë nuk arrita dot në kohë. Pastaj mësoj që më kishin larguar ditën që më kërkuan t’u ktheja uniformën për t’ja dhënë punonjëses së re, pa asnjë lajmëruar paraprak. Prandaj: isha shumë e shëndoshë për ta. Kohë të mira ”, ka shkruar Tea.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes