Ina Kollçaku është bërë e njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes në emisionin e dashurisë ‘Për’puthen‘. Përveç kësaj, ajo është aktive në fushën e biznesit.
Së fundmi Ina ka hapur një lokal në jug bashkë me aktorin Olsi Bylyku dhe zbulon në “Ora Verore” se po përgatitet për një biznes tjetër ri në shtator.
Ronaldo Sharka: Ti ke eksperimentuar në disa fusha biznesi, ke krijuar një media online. Mos ndoshta i re dhe ti lapsit dhe kuptove se lekët në Shqipëri bëhen, duke hapur lokale?
Ina Kollçaku: Jo, nuk është farë e vërtetë. Në fakt unë kam eksperimentuar, por të gjitha bizneset që kam filluar, vazhdoj t’i kem akoma. Ky është i gjashti. Vjen i shtati dhe i teti në shtator.
Ronaldo Sharka: SPAK-u kur do të vijë?
Ina Kollçaku: Mirë se të vijë! Siç e patë dhe ju, të gjitha u prenë me kupon tatimor. Muzika u ul në orarin e duhur. Bëjmë shumë kujdes, për të mos dhenë shembullin e keq.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!