Itali, do kthehej pranë familjes në Shqipëri, 28-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë (EMRI)

Një shqiptar u gjet i vd ekur në një rrugë në Itali. Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin e Ferrarës.

Sipas medieve italiane, shqiptari duhej të ishte kthyer sot pranë familjes në Shqipëri për pushimet verore, por u gjet i paj etë në asfalt.

Vik tima quhet Mikel Gjini dhe ishte 28 vjeç. Ai jetonte në Itali prej dy vitesh, ku punonte si murator me një kushëririn e tij në një kompani të vogël ndërtimi.

Fillimisht banorët e zonës menduan se vik tima ishte god itur me th ikë, por kjo gjë nuk rezultoi e vërtetë.

Më pas u tha se mund të kishte rënë nga lartësia.

Sipas medieve italiane, hetuesit dyshojnë se ai është goditur nga ndonjë ‘pirat’ i rrugëve, që është larguar me shpejtësi me mjetin e tij.

Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë kushëriri i tij dhe e motra, dy njerëzit e afërt që kishte në Itali.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP