Categories: Lajme

Janë rritur infektimet me Covid, ja çfarë pritet të ndodhë në vjeshtë

Rastet ditore me koronavirus janë rritur. Epidemiologia Rovena Daja bën me dije se shtimi i infektimeve pritej, që në momentin që Europa filloi të ketë rritje. Ajo nuk përjashton faktin që numrat e lartë të infektimeve të jenë pasojë edhe e pranisë së variantit Delta edhe pse ende nuk ka një konfirmim nga laboratorët e referencës.

“Përderisa në Kosovë, Greqi, Maqedoni ka raste, edhe në Shqipëri ne besojmë se mund të ketë hyrë po akoma nuk kemi një dokument zyrtar. Por fakti që kanë filluar të rriten dhe fakti që si virus paraqitet në një formë të lehtë, në spital kemi pak të shtruar, tregon që mund të ketë ardhur por paraqitet me forma të lehta”.

Shumica e rasteve të reja me Covid janë të grupmoshës 20 – 44 vjec, por nuk përjashtohen dhe rastet mbi 65 vjeç të cilët nuk janë vaksinuar.

“Janë të pavaksinuar, janë të painfektuar më herët. Ndaj ne kemi ditët e hapura dhe apelojmë për vaksinë”.

Vjeshta pritet të sjellë një tjetër valë infektimesh me koronavirus, por ekspertët thonë se ajo nuk do t’i ngjasojë asaj që përjetuam në Dimrin e shkuar.

“Ne presim një valë por jo me intensitetin e muajit Shkurt me mbi 1 mijë persona në ditë për faktin e thjeshtë se në Shqipëri kemi shumë persona që janë infektuar dhe kanë krijuar imunitet, sipas të dhënave, një që e ka kaluar ka imunitet për 2 vjet. Vaksinimi vazhdon dhe këto faktorë do bien që të mos kemi të njëjtën valë si në Shkurt”, tha Rovena Daja për TV Klan.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

16 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

17 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

18 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago