Me gjithë kujdesin e treguar për lëkurën dhe kremërat e përdorur, ditët e para në diell mund të jenë të dëmshme për lëkurën.
Ndonjëherë ato janë të pashmangshme dhe të gjithë kremrat në farmaci dalin jashtë funksionit.
1. Përdorimi i Aloe Vera-s
Edhe pse Aloe Vera mund të të ndihmojë me reduktimin e skuqjes, duhet të tregoheni të kujdesshëm me llojin e Aloe Verës që vendosni në lëkurë. Dermatologët sugjerojnë ta hidratoni lëkurën duke përdor Aloe origjinale dhe të pakombinuar me asnjë produkt tjetër.
2. Mos vishni rroba të ngushta
Kur lëkura juaj është e skuqur gjëja e fundit që ju duhet të bëni është të vishni rroba të ngushta. Pasi duke veshur rroba të lirshme atëherë edhe lëkura juaj mund të marrë frymë lirisht dhe lëkura juaj është e pamundur që të bashkohet me rrobën. Për të gjithë ata persona që digjen në plazh bëjnë mirë që të veshin rrobat me material të pambukt.
3. Konsumi i kafes
Shpesh herë skuqja nga dielli shkakton dhimbje të tmerrshme koke dhe nëse mendoni që me një filnxhan kafe do t’ju pushojë, mendoni gabim. Sipas ekspertëve duke konsumuar kafe ju po e bëni më keq. Do t’ju lindë nevoja për të shkuar në tualet më shpesh dhe rrjedhimisht do të dehidratoheni.
4. Mos e mbuloni me make-up
Nuk është zgjidhje dhe më keq akoma, s’po lini lëkurën të marrë frymë! Shmangni sa të mundni produktet kozmetike dhe freskoni zonën e skuqur.
5. Scrub-i
Edhe pse një lëkurë e djegur nga dielli s’është e këndshme, mos u përpiqni ta hiqni përmes scrub-it. Mund ta dëmtoni duke e acaruar më shumë. Në vend të kësaj, lëreni të shërohet në mënyrë natyrale dhe zakonisht duhen deri në 10 ditë.
6. Përdorimi i hidratantit me SPF
Ti mund të jesh duke menduar që një hidratant me SPF i bën mirë lëkurës, por s’është forma më e mirë për ta mbrojtur veten ngta djegia. Çfarë duhet të bëni është të vendosni kremin mbrojtës para se lëkura të jetë djegur.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!