Edhe pse disa viruse si vetë gripi, HIV-i apo Hepatitis C trajtohen me pilula, për Sars Cov 2 nuk ka ende një të tillë.
Qeveria amerikane shpenzoi 18 miliardë dollarë vitin e kaluar, për të financuar kompanitë farmaceutike, që do të krijonin një vaksinë kundër koronavirusit. Përpjekjet e tyre kanë rezultuar me disa vaksina të efektshme në kohë rekord, përfshirë: Pfizer/BioNTech dhe Moderna.
Tani, administrata e SHBA do të investojë mbi tre miliardë dollarë në një fushë tjetër kërkimi: zhvillimin e një pilule që do të luftonte koronavirusin në fazat e hershme të infektimit dhe do të shpëtonte potencialisht shumë jetë në vitet që do të vijnë.
Paratë për krijimin e pilulës antivirale do të merren nga Plani Amerikan i Shpëtimit. Drejtori i Institutit Kombëtar të SHBA-së për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Anthony Fauci është një ndër mbështetësit e mëdhenj të pilulës, të cilën pacientët me koronavirus do të kenë mundësi ta gjejnë në farmaci sapo të diagnostikohen si pozitivë apo të ndjejnë simptomat e para.
Ekspertët thonë se trajtimi antiviral mund të jetë i disponueshëm për publikun në fund të vitit 2021.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!