Kalimet e paligjshme në europë, BE nis ndërtimin e gardhit 550 km për bllokimin e hyrjes së emigrantëve

550 km gardh do të ndërtojë Lituania përgjatë kufirit me Bjellorusinë në përpjekje për t`i ndaluar emigrantëve hyrjen në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Europian.

Njoftimi i kryeministres Ingrida Simonyte i ka përshkallëzuar kështu edhe më shumë mosmarrëveshjet me Minskun. Ai vjen në mesin e ak uzave në rritje se Bjellorusia po lejon kalimet në Lituani në formë shpagimi ndaj sanksioneve të Bashkimit Europian, të vendosura pas inci dentit me avionin e pasagjerëve ne muajin maj dhe arrestimin e një gazetari dissident në bordin e tij.

Vilniusi u detyrua të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të emigrantëve të paligjshëm, të cilëve sipas tyre, autoritetet bjelloruse i kanë dhënë drite jeshile kalimi. Lituania, anëtare e bllokut 27 anëtarësh, është shtëpi e disa figurave te rëndësishme opozitare nga Bjellorusia, te larguara drejt këtij fqinj për t`i shpëtuar përndjekjes.

Simonyte njoftoi se ka nisur tashme ngritja e një barriere të mirëfilltë fizike e cila do të ndajë dy shtetet dhe do të bllokojë fluksin e klandestinëve. Që prej fillimit të qershorit, përgjatë kufirit 680 km që Lituania ndan me Bjellorusinë, janë regjistuar më shumë se 1000 kalime të paligjshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP