Uembli po përgatit të pres 65 mijë tifozë për finalen e sotme ndërmjet Italisë dhe Anglisë një sfidë ku jo të gjithë do ta kenë fatin ta ndjekin nga afër për shkak dhe të çmimit të kripur të biletave.
Nga pamjet e publikuara nga shkallët e stadiumit Uembli, shikohet se si qindra fansa thyejnë rrethimin e policisë dhe tentojnë të hyjnë në stadium pa biletë.
Disa prej tyre ja dalin, por disa të tjetër kanë ngecur sipër njeri-tjetrit dhe policia përpiqet t’i ndalojë. Një kaos i vërtetë ky, por i justifikueshëm vetëm për faktin se çmimi i një bilete në tregun e zi arriti shifrën e 30 mijë eurove.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!