Rrjetet sociale janë një mënyrë se si personazhet e njohur të qëndrojnë sa më pranë fansave të tyre. Ish-konkurrentet e “Për’puthen” janë mjaft aktivë në “Instagram”, ku ndajnë me ndjekësit foto e video të shumta nga përditshmëria e tyre.
Por jo vetëm kaq, pasi ata herë pas here bëjnë edhe biseda virtuale me fansat. E kështu ka bërë Loco, i cili ka marrë mesazhe pa fund.
E teksa shumë i thonë se kanë dëshirë që ta takojnë, pasi u duket njeri pozitiv, ka edhe të tjerë që i kujtojnë Tean. Kujtojmë se kjo e fundit dhe Loco kanë pasur disa takime mjaft romantike, ku për një moment fansat menduan se mes tyre mund të lindte diçka.
“Ke dëgjuar Tea të dashur të ri”, i shkruan ndjekësi, të cilit Loco i është përgjigjur duke i dhënë një mesazh.
“Shiko pak o xhaxh, dëgjo me vëmendje domethënë. Po t’i mbash pishtarin Teas, ose mua ose kujtdo tjetër, ka me tu fik pishtari jot. Edhe punët që bëjmë unë e Tea e tjetri janë në rregull. Shiko punën tate, çke”, i përgjigjet ish-konkurrenti i “Për’puthen”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!