Kërkuat që Tom Doshi të largohej, po Sali Berisha? Lulzim Basha refuzon të përgjigjet: Nuk bëj asnjë koment

Kreu i PD Lulzim Basha refuzon të komentojë vendimin e Partisë që ai drejton për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një konferencë për gazetarët, ai është pyetur për rastin Tom Doshi dhe rastin Sali Berisha, të dy “non grata” në Amerikë.

Gazetarja i ka thënë se para zgjedhjeve, ai ka këkruar që Tom Doshi të largohej nga politika sepse ishte shpallur “non grata” në SHBA. Në fakt kështu ndodhi, Tom Doshi u tërhoq. Lulzim Bashës iu kërkua të bënte dhe një koment për Sali Berishën, duke qenë se është në të njëjtën pozitë në të cilën ishte dikur Doshi.

“Kërkuat që Tom Doshi të largohej nga politika se ishte “non grata”, po për ish-kryeministrin Sali Berisha, do mbani të njëjtin qëndrim?”

Kreu i PD refuzoi të përgjigjej për këtë pyetje. “Ne jemi krenar për ligjin për dekriminalizimin. Ne detyruam mazhorancën në vitin 2014 të pranonte plagën e rëndë të kriminalizimit të politikës, duke futur deputetë me rekorde kriminale në Parlament, kryebashkiakë dhe drejtues të lartë politikë. Beteja jonë për dekriminalizimin do vazhdojë me të gjithë fuqinë”, tha Basha.

“Kërkuat që Tom Doshi të largohej nga politika se ishte “non grata”, po për ish-kryeministrin Sali Berisha, do mbani të njëjtin qëndrim?”, instistoi për herë të dytë gazetarja.

Lulzim Basha: Nuk kam asnjë koment për këtë çështje, jashtë këtij raporti. Çdo shmangje nga raporti, nuk i shërben interesit publik.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP