1.PESHORJA: Gruaja Peshore nxjerr vetëm mjaltë nga goja, karakterizohet nga një harmoni dhe sens i të drejtës që do t’ia kishte zili kushdo. Jep shumë dashuri, është mirëkuptuese, ngacmuese kur duhet dhe me këmbë në tokë. E çfarë do më shumë një mashkull?
SHIGJETARI: Vajzat dhe gratë që i përkasin kësaj shenje mund të konsiderohen pa frikë ‘’pushtueset’’ më të ëmbla të zemrës. Janë aq të ëmbla, të këndshme, plot botë, natyra empatike, besnike dhe ndoshta njohëset më të mira të artit të të folurit, ndaj e vështirë të mos e humbësh kokën pas tyre. Në qoftë se ne jetën tuaj keni njohur një grua Shigjetar, është e pamundur ta kesh harruar pasi lë shenjën e saj kudo.
UJORI: Në pamje të parë femrat Ujor duken aq të ndjeshme dhe të brishta, por pas tyre fshihen luanesha të vërteta që ia arrijnë të shkëlqejnë kudo. Edhe pse natyra ëndërrimtare nuk është gjithmonë në anën e tyre, ato dinë si ta marrin fitoren në fund. Ka një siguri të paparë, shumë durim dhe vullnet për t’u shkuar gjërave përpara.Janë të drejtpërdrejta, lozonjare, të shkathëta, dinë si të të bëjnë për vete dhe shumë të vështira për tu harruar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!