foto ilustruese
Një gjykatës italian ka rënë pre e një grabitjeje në zonën e Golemit, mesditën e djeshme, ndërsa rastin e ka denoncuar në polici. Mësohet se ai e ka lënë mjetin në një servis, për shkak se i ishte çarë njëra nga gomat, dhe aty i kanë vjedhur paratë dhe dokumentet.
Mësohet se italiani ishte gjykatës në Bari, dhe kishte zgjedhur Shqipërinë për pushimet e tij verore.
Ai e ka denoncuar ngjarjen në polici, ndërkohë që Policia po punon për identifikimin e autorëve të grabitjes. Mësohet se policia është vënë në lëvizje pas denoncimit të gjyqtarit, por derimë tani nuk ka asnjë gjurmë nga autori i grabitjes.
Njoftimi i Policisë
Kavaje. Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, një shtetas italian kallëzon se gjatë kohës që ka ndaluar pasi mjeti me të cilin po qarkullonte ka pësuar një difekt teknik, një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash.
Nga ana e Policisë është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!