Categories: Shëndet

Koha e misrave të pjekur, ja disa nga vlerat e forta për shëndetin

Gjatë stinës së verës, mjafton një kalli misri për të të ofruar momente të veçanta kënaqësie. Misrat e pjekur apo kokrrat e misrit të zjera e të lyera me fare pak gjalpë nuk kanë të krahasuar. Prej kohësh, misri i verdhë është përçmuar nga njerëzit që i frikësohen karbohidrateve.

Misri është i pasur me ushqyes
Sipas të dhënave, konstatohet se misri, pavarësisht ngjyrave, është i pasur me ushqyes përfshirë antioksidantët, beta karotenin dhe luteinën. Janë karotenoidët ato që i japin misrit ngjyrat e veçanta. Karotenoidët janë të dobishëm në parandalimin e sëmundjeve të syve, ndaj thuhet që karrota të ndihmon të shohësh në errësirë. Misri përmban vitaminat B dhe C, së bashku me magnezin dhe kaliumin.

Misri ka më pak sheqer se molla
Misri i verdhë është i ëmbël, ndaj supozohet të ketë shumë sheqer. Një kalli misër përmban të njëjtat kalori sa molla por më pak se një të katërtën e sasisë së sheqerit.

Ushqim për bakteret e mira
Misri i verdhë ka sasi të larta të fibrës së patretshme që u bën mirë baktereve të mira në stomak dhe i ushqen ato.

Nuk përmban gluten
Shumë njerëz kanë tolerancë të kufizuar ndaj glutenit. Misri i verdhë nuk përmban gluten. Në formën e miellit, misri përdoret për përgatitjen e makaronave pa gluten, një variant më i shëndetshëm në krahasim me alternativat e tjera.

Pasuri fibrash
Shumica prej nesh kemi mungesë fibrash në organizëm. Si çdo perime tjetër, misri i verdhë është burim i jashtëzakonshëm fibrash që i bëjnë mirë sistemit tretës. Përzgjidhni misrat në kallinj të mirëformuar me gjethe me ngjyrë të gjelbër dhe mustaqe të arta. Informohuni për kohën e mbledhjes së kallinjve të misrit dhe blini vetëm ata që janë të freskët. Kjo sepse me kalimin e kohës, kokrrat e misrit e transformojnë sheqerin në niseshte dhe humbasin ëmbëlsinë e tyre dhe shijen e lëngshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

16 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

17 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

19 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago