Categories: Lajme

Konsullata shqiptare në Stamboll nuk iu jep vizën, 48 mjekëve irakianë u refuzohet hyrja në Shqipëri

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, Ministres për Evropën dhe punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Ata kanë sjellë në vëmendje një rast të ndodhur në Konsullatën shqiptare në Stamboll, ku u është refuzuar viza një grupi prej 48 personash, turistë irakianë, të cilët kishin paguar paketën e një udhëtimi turistik në Shqipëri.

Turistët nga Iraku janë të detyruar të pajisen me viza turistike nga konsullata në Stamboll pasi Iraku nuk u përfshi në vendet për të cilat qeveria shqiptare hoqi vizat.

Turistët irakianë ishin përzgjedhur nga operatori Irakian, që të ishin njerëz me profesione, të kishin udhëtuar më parë si turistë në vende të ndryshme dhe të kishin një nivel ekonomik të përshtatshëm për të bërë udhëtime turistike.

Për grupin prej 48 personash u organizuan rezervimet për fluturime dhe hotelet në Shqipëri. U bë aplikimi për viza online dhe iu kërkua të paraqisnin biletat dhe hotelet e paguara.

Për 48 persona operatori irakian u detyrua të paguante rreth 30 mijë dollarë për biletat e avionit dhe rreth 3500 Euro për vizat.

Në përbërjen e grupit prej 48 turistësh irakianë, ishin 30 mjekë dhe doktorë të cilëve iu refuzua viza pa asnjë të drejtë të cilët do të shkonin për një seminar apo konferencë.

Ata kishin parapaguar hotelin më të mirë me 5 yje në Tiranë dhe kishin planifikuan të qëndronin edhe 3 ditë më tepër në një nga hotelet më luksoze në Sarandë.

Sipas shoqatës, refuzimi masiv i kërkesave për vizë turistike është një sjellje e pa justifikuar dhe e pa bazuar në kriteret dhe rregullat në fuqi.

Anëtarët kërkojnë nga autoritetet shtetërore, hetim të veprimeve të konsullatës Shqiptare në Stamboll dhe transparencë për ligjshmërinë e këtyre veprimeve sabotuese të punës së Operatoreve Turistikë./tch

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

8 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

9 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

11 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

11 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

12 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago