Ktheheshin nga Greqia për pushime, në makinën e aksidentuar çifti me dy fëmijët (Detajet)

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksidentin që ndodhi sot në aksin Levan-Tepelenë, ku i plagosur mbeti drejtuesi i mjetit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:15, në fshatin Buzmadh. Gazetari Ervis Kushi raporton për ‘BalkanWeb’ se në makinën tip “Honday”, udhëtonte një familje emigrantësh që vinin nga Greqia për të kaluar pushimet në Patos. Mësohet se nga aksidenti mbeti i pla gosur Maks Hebeja, drejtuesi i mjetit, ndërkohë që gruaja dhe dy fëmijët fatmirësisht nuk patën dë mtime.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në një kanal, ndërsa është shkatërruar thuajse e gjitha. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e shoferit. Po ashtu mësohet se e gjithë familja është transportuar në spital për të kryerë kontrollet e nevojshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes