Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit sot

Vendi ynë në pjesën më të madhe paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare të cilat më të dukshme do të jenë gjatë orëve të mesditës, duke rrezikuar reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat malore dhe pjesërisht qëndrore.

Por mbrëmja përmirëson motin dhe në këto zona. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP