Italia arriti të marrë biletën për në gjysmëfinalen e kampionatit evropian EURO 2020, pas fitores së djeshme 2-1 ndaj Belgjikës.
Menjëherë pas fishkëllimës së fundit, lojtarët e Roberto Mancini u bënë “njësh” me tifozët e “Squadra Azzurri” të cilët ishin në tribunat e “Allianz Arena”. Donaruma shpërtheu në festë, duke ngritur grushtet, drejt audiencës së ekipit dhe më pas ndoqi lojtarët e tjerë, të cilët u bënë një “lëmsh”.
Në fakt, ishte aq intensive sa që Andrea Bellotti, Di Lorenzo dhe Alessandro Bastoni dhuruan edhe pantallonat e tyre të shkurtra për fansat!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!