Categories: Lajme|Sport

Kufizimet e reja të COVID-19, jepet lajmifantastik për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin në stadium ekipin e zemrës

Që nga dita e djeshme kanë hyrë në fuqi kufizimet e reja të pandemisë Covid-19, teksa është shtyrë ora policore deri në 24:00.

Për sportin dhe futbollin në veçanti ka rëndësi më shumë hapja e dyerve të stadiumeve për tifozët. Më konkretisht, do të lejohen në to 30% e kapacitetit, duke ruajtur distancën sociale.

Ka qenë faqja zyrtare e FSHF-së, ajo që ka njoftuar se tifozët shqiptarë mund të kthehen në stadiume për të ndjekur skuadrat e tyre të zemrës:

“Pas thuajse 16 muajsh pa tifozë në stadiume, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, që preku të gjithë botën, Komiteti Teknik i Ekspertëve mori një muaj më parë vendimin që prej 1 korrikut 2021 do të lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% të stadiumit, sipas protokollit të Institutit të Shëndetit Publik. Kështu, duke filluar nga sot, tifozët mund të jenë të pranishëm në stadiumet shqiptare dhe mund të ndjekin finalen e Kategorisë Superiore U-15, që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, si edhe finalet e turneut të përfaqësueseve rajonale për grup-moshat U-14 dhe U-13, që do të luhen në stadiumin “Elbasan Arena”.

Gjithashtu, skuadrat shqiptare që marrin pjesë në kompeticionet e UEFA-s, Teuta, Vllaznia, Partizani dhe Laçi, në ndeshjet e kthimit që do të luhen në Shqipëri, do të kenë mundësi të kenë një numër të limituar tifozësh në shkallët e stadiumeve, me 30% të kapacitetit të tij. Më tej, nga shtatori do të rikthehen emocionet edhe për tifozët kuqezi, të cilët do të kenë mundësi të ndjekin Kombëtaren nga afër, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e kampionatit Botëror “Katar 2022” ndaj Hungarisë më 5 shtator dhe tri ditë më vonë kundër San Marinos”, – shkruan faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

18 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

19 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

21 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago