Categories: Lajme

KUJDES! Italia lehtëson kufizimet e lëvizjes me Shqipërinë, por ka një ‘kleçkë’ të vogël

Italia lehtëson kufizimet e lëvizjes me Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, e Malin e Zi, por fut minikarantimin 5 ditor. Italia ka vendosur rregulla të reja antiCovid për lëvizjet me vendet ekstra europiane e ekstra zonës Schengen.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka firmosur draftin e ri ligjore i cili hyn menjëherë në fuqi, publikuar në Gazetën zyrtare e duke iu përcjellë autoriteteve të kontrollit në të gjitha pikat kufitare.

Shqipëria është klaisifikuar në listën D ku janë renditur dhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Mal i Zi e vendet SHBA, Ukraina, Singapore, Arabia Saudite, Armenia, Australia, Azerbaxhajn, Japoni, Moldavia, Katar , Irlandë e Veriut etj.

Kushti

Hyrja në Itali e personave që vijnë nga territoret e këtyre vendeve apo që kanë tranzituar në këto vende, do të lejohet kundrejt këtyre kushteve.

Prezantimi në momentin e hyrjes në avion o në anije, e në çdo pikë kontrolli tokësor, të formularit të lokalizimit të udhëtarit, në format dixhital apo në letër.

Prezantimi në momentin e hyrjes në avion o në anije, apo në çdo pikë kufitare tokësore, të rezulatit negativ të tampnit antigjenikë o molekular anticovid jo më shumë se 72 orë para nisjes.

Ky afat kohor është reduktuar në 48 orë për ata që mbërrijnë nga Britania e Madhe e Irlanda e Veriut.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore italiane bëjnë të detyrueshme minikarantinimi me besim për 5 ditë, pranë adresën që çdo udhëtarë nga Shqipëria, nga Kosova e nga vendet e tjera të përfshira në këtë listë kanë regjistruar, shoqëruar me një tampon pas përfundimit të këtij afati.

Rezultati negativ i tamponit do të lejojë daljen nga autokarantinimi 5 ditor.

Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit molekular o antigjenik.

Udhëtimi në territorin italain me makinë private për një periudhë më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme minikarantinimi 5 ditor, por kërkon zbatimin e dy rregullave të tjera./Ora news

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

14 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

15 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

16 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago