Moderatorja e njohur shqiptare, Lei Kraja mbrëmjen e djeshme ka ndarë pak kohë me fansat e saj duke iu përgjigjur pyetjeve pikante që ata i kanë drejtuar.
Mes tyre kishte edhe pyetje të sikletshmet, të cilave Lei iu përgjigj pa hezituar.
“Kur e ke hequr virgjërinë?”, ishte njëra prej pyetjeve që iu drejtua.
“Me datën… Nuk është puna juaj”, shkroi moderatorja simpatike.
Një tjetër e ka pyetur Lein nëse do të dashurohej me një djalë që s’ka pasuri.
Lei u përgjigj: “Ummm, jo. Kam punuar shumë për të bërë regres. Pres më lart nga partneri”.
Kraja shfaqet e kuruar deri në detaje si në televizion, ashtu edhe në rrjetet e saj sociale.
“Një nga të paktat femra të ekranit që je njësoj si në televizion, si live. Je shumë se k si”, i shkroi një tjetër ndjekës.
Mirëpo Lei tha: “Sigurisht që përdor photoshop, por mendohem shumë të jem afër reales”.
Pak ditë më parë, moderatorja rrëfeu edhe momentin më të frikshëm në jetën e saj, kur një person donte ta rrëmbente me makinë në mes të natës, gjatë kohës që punonte dhe jetonte në Nju Jork.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!