Një super kompjuter ka bërë parashikimin e ndeshjeve të mbetura në “Euro 2020”.
Super kompjuteri i quajtur “Stats Perform”, i ka dhënë më shumë shanse Italisë për të fituar kompeticionin, ku e kuoton me 39.8%.
Pas ‘axurrëve’ renditet Anglia, me 29.4 %, e treta në radhë vjen Spanja me një shans prej 22.4%-ësh dhe e fundit, Danimarka, me 8.4%. Sipas superkompjuterit, Italia dhe Anglia do të jenë në finale, e fituese në fund do të dalin italianët.
Ndërsa vendin e tretë të kompeticionit, do e fitojë Spanja.
Sakaq, kujtojmë që Italia luan këtë mbrëmje ndaj Spanjës, sfidë që nis në orën 21:00. Ndërsa “Tre Luanët”, do të luajnë të mërkurën ndaj Danimarkës, e cila cilësohet si surpriza e këtij Evropiani.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!