Kush është B-ja? Përgjimet e reja të të arrêstuarve në Lushnje: Do ta gjejë, do ti q* nënën

E ndërsa ak uzat dhe provat kundër ish-kryetarit të bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe u zbuluan dhe gjykata e la pas hekurave, ka mbetur një pyetje pa përgjigje duke krijuar mister, kush është “B”-ja që përmendet në përgjimet e SPAK-ut që ka 11 zyrtarë dhe biznesmenë deri tani nën ak uzë.

Në dosje prokuroria i referohet vetëm me inicialin “B” duke mos shkuar më tej, por që kuptohet që zyrtari në fjalë ka jo pak peshë si në Lushnje, por edhe në Tiranë. Biznesmeni Ibrahim Lami, i cili u arr estua bashkë me Fatos Tushen thotë se e ka shoqëruar atë për në parlament.

Por nuk ishte vetëm një episod në dosje që flitej për zyrtarin e lartë me peshë emri i të cilit fillon me “B”. Abcnews.al sjell një tjetër pjesë nga dosja me përgjimet e SPAK-ut, ku ky personazh lakohet në një tjetër bisedë por sërish me të njëjtën temë, mbyllja e problemeve që mund të hapeshin nga tenderi i kanalit vaditës.

Konkretisht në datë 28 shtator të vitit të kaluar, SPAK ka kapur nga përgjimet një bisedë të zhvilluar mes drejtorit të ndërmarrjeve publike në bashkinë Lushnje Flamur Peqini dhe biznesmenit Ibrahim Lamit në lidhje me ankimimin e paraqitur nga firma “Avduli’ për tenderin e kanalit.

Biseda e zbardhur

Flamur Peqini: Ja çuam përgjigjen që të premten, unë tani, ja qëndisa, ja çova, shohim çfarë do të bëjë ai. Po kush e di tani, ça të them unë.

Ibrahim Lami: Tashi ku ka të drejtë të ankohet ai…A ju vë në dijeni juve ai?

Flamur Peqini: Ankohet aty tani te APP dhe normal na vë në dijeni edhe neve, ai na nis një shkresë dhe ne ai, si rregull nuk bie dakord me përgjigjen ai dhe bën një ankesë te APP

Ibrahim Lami: E marr vesh, e marr vesh. Po si ky ka burrë i poshtër qenka?

Flamur Peqini: Më të poshtër nuk ke ku të gjesh, por hajt ne e bëmë atë që duhet bërë

Ibrahim Lami: A e di ti, çfarë halli kam unë, se dikush aty nga brenda ja ka çuar informacion atij.

Flamur Peqini: Jo nga aty jo, por nga ata lart po.

Ibrahim Lami: Nuk e di se një ja ka çuar. Këtë mbaje për vete se ma tha kryetari mua. Do ta gjejë tha, do ti q* nënën, tha.

Flamur Peqini: E di unë e di. Kam edhe një aludim aty lart, ai që ke folur gjithmonë, ai juristi, jo ky, flas për juristin, jo ky se nuk arrin deri në atë fazë ky.

Ibrahim Lami: Se di jo, mirë është të dali se ai këtu le të hajë veten me dhëmbë se nuk e le, “B…..” këtë herë këtë punë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes