TIRANE
Mbrëmjen e djeshme u mbajt konkursi i bukurisë Miss Shqipëria 2021. Eventi u zhvillua në Kalanë e Petrelës. Kurorën e më të bukurës e fitoi Lea Islamaj, vajza 18-vjeçare e cila mori votat e jurisë dhe të publikut.
Gjatë mbrëmjes Lea zbuloi se arsyeja kryesore pse konkurroi në Miss Shqipëria ishte dëshira e prindërve të saj, dhe ajo jo vetëm që ua plotësoi, por rrëmbeu edhe kurorën.
Lea ka lindur dhe është rritur në Francë. Ajo u shpreh se mund të merrte pjesë në Miss Francë, por kishte dëshirë që të konkurronte në vendin e saj të origjinës.
Juria profesioniste përzgjodhi si shoqëruese të parë të miss-it Pamela Pajën, ndërsa si shoqëruese e dytë u përzgjodh Samanta Pajo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!