Nga anëtarët e rinj që do të zgjidhen jo më pak se 30% do të jenë femra dhe jo më pak se 15% të rinj deri në 35-vjeç.
Po kush janë kandidatët? Në listën që vetë Partia Demokratike ka publikuar spikasin disa emra të rinj, por edhe të vjetër.
Kandidat është djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauk Olldashi, regjisori Robert Budina, gazetarja dhe moderatorja Orjela Nebiaj, por edhe ish-lojtari i kombëtarës shqiptare, Andi Lila.
NË LISTË EDHE KRITIKËT E BASHËS
Në listë janë edhe kritikët e Lulzim Bashës, Edit Harxhi e cila e sfidoi në zgjedhjet për kreun e PD, ish-sekretari i përgjithshëm, Arbin Ristani dhe ish-Presidenti, Bujar Nishani. Ky i fundit për shkak të posteve të larta që ka mbajtur, nuk i nënshtrohet votimit, por zgjidhen automatikisht.
Po ashtu automatikisht zgjidhen ish-Presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e partisë, deputetët, kryetarët e degëve, anëtarët e Kryesisë, anëtarët e kolegjit të kryetarëve të partive në degë, kryetarët e bashkive, të këshillave të bashkive dhe qarkut.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!