Në vitin 2004, Messi grumbullohej me Argjentinën në U-20. Kur vendi i tij do të luante me Paraguajin, ai shkëlqeu duke mundur 8-0 kundërshtarët dhe kjo të ishte nisja e një karriere të shkëlqyer për të. Por gjithashtu ishte edhe nisja e një historie borxhi që zgjat 17 vite. Në librin që rrëfen jetën e Messit, rrëfehet se një futbollist i ngeli borxh 50 dollarë.
Atëherë ata paguheshin aq dhe ndërmjet futbollistëve, mbeti një kartmonedhë 100 $ pa patur kusur. Pablo Alvarado, i cili sot luan për Palestinon e Kilit mori paratë dhe e pyeti Messin nëse kishte për t’i kthyer 50 dollarë kusur. Messi i tha se do të rregulloheshin ditë tjetër. “Më tha që t’ia jepja më vonë se për momentin nuk kishim dy kartëmonedha 50-dollarëshe. Por, që nga ajo ditë nuk e kam takuar më Messin. Sapo ta takoj, do ia kthej”.-ka shkruar ai në Twitter.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!