La punën si gazetare, sot fiton 4 milionë dollarë në vit me angazhimin e ri

Një gazetare në Australi la profesionin e saj si gazetare por i doli shumë më mire me angazhimin e ri, të paktën nga ana financiare.

Alex Hirschi la punën e saj si prezantuese në radio për të dhënë vlerësime mbi makinat luksoze në Instagram.

Sot ajo fiton më shumë se 4 milionë dollarë në vit nga postimet në këtë rrjet social.

Ajo u largua nga Kuinslendi për në Dubai, në vitin 2008, ku prezantoi një emision radiofonik mbi makinat për 5 vite, përpara se të niste karrierën në rrjetet sociale si “Bjondja e supermakinave”.

34-vjeçarja sot është “makinfluencerja” më e suksesshme e botës, me 14,3 milionë ndjekës, dhe faqja Leasing Options llogarit se ajo fiton rreth 4 milionë dollarë çdo vit falë marrëveshjeve me markat e mëdha të automobilëve.

Hirschi i ka të mbushura rrjetet sociale me fotografi ku ajo pozon pranë makinave më luksoze në qarkullim, si Ferrari, Aston Martin apo Pagani.

Videoja e saj më e pëlqyer në TikTok është e dhjetorit 2020, kur Hirschi teston makinën-koncept të Rolls Royce, 103X, një makinë elektrike që ecën vetë dhe nuk ka timon.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes