Ka ndërruar jetë një nga vajzat që u dogj nga shpërthimi i bombulës në Velipojë bashkë me nënën dhe dy motrat e saj.
Vajza ishte çuar për kurim në Itali, por nuk ia doli dot.
Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 4 korrik, ku kryefamiljarja Alketa Gjoka 40 vjeç, ka tentuar të ndezë një prej bombolave të gazit, por ka patur rrjedhje, e cila më pas ka çuar në shpërthimin e saj.
Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin duke pla gosur rëndë edhe 4 anëtarët e familjes Gjoka të cilët janë transportuar fillimisht për në spitalin e Shkodrës, por më pas për shkak të pla gëve të marra janë nisur për në Tiranë, që aty më pas u transportuan në Itali.
Teksa shpëtimi nga flakët për ta ishte hedhja në pishinë, kur shihnin hotelin të shkrumbohej, mjekët jashtë kamerave thanë se uji me klor në fakt nuk i ka ndihmuar por ju ka dëmtuar lëkurën, ndërsa djegia e tyre konsiderohet e gradës së tretë mbi 80%.
Vijon….
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!