Lajm i mirë! Humbi në zonën e plazhit në Shëngjin, gjendet shëndoshë e mirë vogëlushi 7-vjeçar

Policia e Shëngjinit ka bërë të mundur gjetjen e një fëmije, i cili kishte humbur në zonën e plazhit. Në një njoftim policia bën me dije se 7-vjeçari u është dorëzuar familjarëve pa asnjë problem shëndetësor.

Njoftim i policisë

Shëngjin, Lezhë

Patrulla e plazhit Shëngjin, në zonën e Kunes, ka bërë të mundur gjetjen e një fëmije 7 vjeçar, i cili kishte humbur pranë kësaj zone.

Punonjësit e Policisë ua dorëzuan fëmijën familjarëve shëndoshë e mirë.

Policia në shërbim të komunitetit, për çdo problem telefononi 112, sigurojmë reagim të menjëhershëm.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP