Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 3 raste të infektuara me këtë virus.
Kështu bëhet e ditur nga statistikat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shëruar edhe 2 persona.
Numri i rasteve pozitive me COVID-19 deri tani ka shkuar në 107 mijë e 906.
2 mijë e 264 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
#Bashkëiadalim 18 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.091 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.538.
Në total numri i rasteve aktive është 104.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!