Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat mbi situatën pandemike për 24 orët e fundit, ku kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë.
Janë shëruar 8 pacientë të prekur me Covid-19, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit.
Njoftimi i plotë i IKSHKP:
21 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
-Nga 358 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
-Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
-Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.557.
-Në total numri i rasteve aktive është 104.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!