Një 24 vjeçare ka ndërruar jetë në Durrës pasi është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë. Mësohet se e reja ka debatuar me bashkëshortin e saj për mo tive të do bëta dhe më pas është hedhur nga ballkoni i shtëpisë.
Nga ana e Policisë është arrestuar dhe bashkëshorti i viktimës.
Referuar njoftimit të Policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!