Lajmi fundit/ 29-vjeçari hidhet nga kati i tretë i pallatit, niset drejt Traumës në Tiranë

Një 29-vjeçar është hedhur nga kati i tretë në rrethana ende të paqarta në Lagjen e Re të qytetit të Bulqizës pasditen e sotme.

Fatmirësisht 29 vjeçari është pikasur nga banorët e pallatit ku dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë mundur të dërgojnë në kohë 29 vjeçarin drejt spitalit të Bulqizës.

Sipas mjekëve, ai ka fraktura të rënda në trup gjë e cila i ka detyruar mjekët e spitalit ta nisin drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë policia e Bulqizës ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes