Lajmi fundit/ Aksiḋent i fṙikshëm në Levan-Tepelenë, makina bëhet ‘copë’ dhe përmbyset (PAMJE)

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në autostradën Levan-Tepelenë.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor, në afërsi të fshatit të Kashisht.

Sipas dyshimeve paraprake mësohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Në automjetin e përmbysur në kanalin anësor udhëtonte vetëm drejtuesi i mjetit, i cili ka pësuar dëmtime të lehta.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila po heton për rrethanat e aksidentit.


Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP