Lajmi fundit/ “Audi” humb kontrollin dhe aksidentohet rëndë, humb jetën 33-vjeçari

Një aksi dent i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në aksin rrugor Gostimë- Mollas.

Bëhet me dije se një mjet “Audi” me drejtues shtetasin R.H., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën shoferi 33-vjeçr dhe ka mbetur i pla gosur pasagjeri shtetasi E.Q., 29 vjeç, banues në fshatin Floq, Cërrik i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 11.07.2021, rreth orës 01:45, në aksin rrugor Gostimë- Mollas, në fshatin Lumas, mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin R.H., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksi dentit ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi R.H., dhe është pla gosur pasagjeri shtetasi E.Q., 29 vjeç, banues në fshatin Floq, Cërrik i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksi dentit” njofton policia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP