Lamtumira e viktimave të Kroacisë/ Trupat e pa jetë të 10 emigrantëve u kthyen në Kosovë

Trupat e pajetë të dhjetë mërgimtarëve kosovarë u sollën në vendlindje të mërkurën.

Për t’i nderuar ata, në kufirin e Vërmicës dolën edhe qytetarë të cilët pritën me orë të gjata për t’u dhuruar lule.
Në mesin e tyre kishte dhe mërgimtarë.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit, prej nga janë dy viktimat, Anjeza Bellanica 18 vjeç dhe Kujtim Kastrati 40 vjeç.

Nën përcjelljen e Policisë së Kosovës u dërguan në morgun e Prizrenit, për t’ju dorëzuar më pas familjarëve.
Komuna që pësoi më së shumti nga ky aks ident ishte Gjakova.

Varrimi i Valentina Binakaj 45 vjeçe dhe vajzës së saj Erlindës 18 vjeçe nga Gjakova u bë në ora 19, në va rrezat e qytetit.

Në po të njëjtën orë u varros edhe për shoferin e autobusit Naser Sylmetaj në varrezat e fshatit Gërçinë të Gjakovës.

Anjeza Bellanica nga Rahoveci në ora 19 po ashtu, ndërsa bashkëvendësi i saj Kujtim Kastrati në ora 18. Ahmet Hoxha nga Prizreni në ora 16 dhe Sevdail Rrustemi nga Podujeva në ora 18.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes