Manastirliu viziton familjen e plagosur nga bombola e gazit: Situata mbetet tejet kritike

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar mesditën e kësaj të diele familjen e cila u plagos në shpërthimin e bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Manastirliu shkruan se mjekët dhe infermierët në reanimacionin e repartit të Djegies-Plastikës në QSUT janë duke u kujdesur në maksimum për familjen e plagosur.

Manastirliu bënë me dije se situata mbetet kritike, ndërsa nëna dhe fëmijët janë duke u trajtuar me terapi të plotë.

“Mjekët dhe infermierët në reanimacionin e repartit të Djegie-Plastikës në QSUT, po bëjnë maksimumin për t’u kujdesur për familjen e lënduar në ngjarjen e rëndë në Velipojë. Stafi ynë po bën më të mirën, duke e trajtuar nënën dhe fëmijët me terapinë e plotë të mjekimit, por situata mbetet tejet kritike”, shkruan Manastirliu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP