Komiteti Teknik i Ekspertëve, në mbledhjen e kësaj të hëne vendosi që masat e vendosura në vend të mos ndryshojnë.
“Sic u bë i qartë, u vu re që ka një numër në rritje të rasteve. Shtrimi në spital mbetet në nivele të qëndrueshme, ajo çka është më e rëndësishme është që numri i rasteve të shtruara të sëmurëve rëndë, janë persona që s’janë vaksinuar.
Rastet po rriten në komunitetin që mbeten të pavaksinuar. Duke u mbështetur në këtë situatë, KT mendon që edhe pse në Shqipëri është vërtetuar prezenca e variantit Delta mbrojtja është njësoj dhe niveli i masave nuk ndryshojnë. Masat do të jenë po të njëjta”, tha Rakacolli.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!