Sekuestrohet Ferrari luksoz, arrêstohet 50 vjeçari me patentë false dhe shpejtësi 231 km/h (Video)

Mbase në rrugët e Polonisë do të hezitonte të ecte mbi trefishin e shpejtësisë së lejuar në rrugë, por në Shqipëri kjo nuk ka përbërë problem për polakun 50-vjeçar. Ky i fundit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u ndalua në Bypass-in e Fierit, pas u konstatua duke lëvizur me një Ferrari luksoz, shpejtësi skëterrë, 231 km/h.

Policia bën me dije se nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin, ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti policëve, ishte e falsifikuar.

Polaku u arrestua për veprat penale “Përdorimi i dokumenteve të falsifikuara” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Po ashtu ai u gjobit me 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni.

Automjeti tip “Ferrari” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP