Më shumë raste të reja sesa të shëruar, publikohet bilanci i Covid-19 në vend

Edhe gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi i rëndë Covid-19, në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në këto 24 orë kanë rezultuar pozitivë 7 persona, ndërsa e kanë fituar betejën me koronavirusin 4 të infektuar.

Sa i përket situatës në spitalin Covid, MSH njofton se “Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë”.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2,907 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 shtatë qytetarë në këto bashki: 3 raste në Devoll, 2 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Mirditë.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,033 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 7

Të shëruar në 24 orë 4

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2,907

Testime totale 821,526

Raste pozitive 132,544

Raste të shëruara 130,033

Raste Aktive 55

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23

Shkodër 8

Elbasan 6

Durrës 5

Vlorë 5

Korçë 5

Lezhë 2

Fier 1

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes