Mediat bëjnë zbulimin e madh/ Kina e pranon: Ja nga ka dalë aksidentalisht Covid-19

“SARS-cov2 ka dalë aksidentalisht nga laboratori në Wuhan”.

Ky është versioni që Kina, në bazë të hetimeve të gjata, do të jetë gati për të pranuar, shkruajnë mediat italiane. SHBA nga ana e saj është e gatshme të pranojë deklaratën e Kinës.

Këta të fundit, pretendojnë se vetëm kohët e fundit kanë mësuar se virusi ka dalë nga një laborator i tyre, e për shkencëtarët dhe studiuesit që kanë mbajtur të festë këtë fakt, do të ketë ndjekje penale.

SHBA veç pranimit të deklaratës nga Pekini, janë shprehur të gatshme që të ndihmojnë me studiuesit e tyre në gjetjen e informacioneve shtesë në laboratorin ku shpërtheu pandemia.

Vetëm disa ditë më parë, drejtori i OBSH ( Organizata Botërore e Shëndetësisë) Ghebreyesus kishte vënë në dyshim raportin e lëshuar në mars nga ekipi i tij, që hodhi poshtë hipotezën që virusi ka dalë nga një laborator në Wuhan.

“Ne kemi nevojë për një mision të ri në Kinë , për të vazhduar kërkimet mbi origjinën e koronavirusit, madje edhe në laboratorë. Kemi konstatuar që kishte një shtytje të pajustifikueshme të afatit, për të përjashtuar teorinë që virusi ka dalë nga një laborator kinez. Në fillim të pandemisë nuk u ndanë të gjitha të dhënat. Ne kërkojmë që Kina të jetë e hapur, transparente dhe bashkëpunuese në këtë drejtim. Ne u detyrohemi për të vërtetën miliona viktimave nga ky virus.”, u shpreh Ghebreyesus.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes