Merr fund ‘makthi’/ Lionel Messi fiton më në fund një trofe me kombëtaren e tij, Argjentina mposhti në finale Brazilin dhe u shpall kampione e “Copa Ameria 2021” (VIDEO)

Argjentina shpallet kampione e ”Copa America” ku arriti të mposhtë në finale Brazilin me rezultatin 1-0. Ángel Di María me golin e tij në minutën e 22-të i dha trofeun e rëndësishëm Argjentinës, dhe trofeun e parë Lionel Messit me kombëtaren.

90-të minuta emocione në ”Maracanã”, ku nuk munguan rastet për të dyja skuadrat, por Argjentina arriti ta ruajë portën e paprekur deri në fund.

Messi pati shansin të shënojë në këtë finale, por nuk ia doli, ndërkaq Su lmuesi i Everton, Richarlison kishte shanset më të mira të Brazilit, duke parë një përpjekje të përjashtuar për offside dhe më pas duke god itur gishtat e portierit Emi Martinez.

Në fund, trofeu i ”Copa America” shkon për herë të parë për Messin dhe pas 28 vitesh për Argjentinën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP